Patriotizmi është ndjenjë dashurie e besnikërie për atdheun dhe për popullin e vet!

Për udhëheqësit politikë që udhëheqin popuj dhe vende në transformim, me të njëjtat telashe, brenga e halle, (dinjiteti, tradhtia, luftërat dhe tragjikomedia),s`u mjaftuan të jenë pësim për mësim! Kurse, politika shqiptare në vend se të ballafaqohet me unitet-bashkim dhe zhvillim, ajo merret me përçarje, urrejtje, fyerje dhe sharje pozitë-opozitë! Kjo është tragjikomedia e vjetëve të transformimit jo sall e kombit shqiptar në gadishull.

Në politikë, diplomaci, institucione shtetërore ku në to”zotëron politika shqiptare”, asaj i mungon dinjiteti, s`ka demokracia të vërtetë, ka lojalitet, servilizëm, madje dhe tradhti!? Nuk ka dhe një intelektual shqiptarë qe s`i kupton këto katër shprehje! Kishte dhe ka tradhti, luftë, vrasje, skamje, tragjikomedi. jo sall në hapësirën shqiptare! Aktualisht as ketë s`ka intelektual as njeri qe se di! Për aq sa e njohim historinë nga themelimi i shtetit të parë të Arbrit, për aq sa e njohim dhe kemi të dhëna për shtetin pas çlirimit të disa territoreve me kryeqendrën mesjetare, Krujë, Berat, Dibër, Drisht, Mirditë, Has etj., në krye me Gj. K. Skënderbeun, trimin e mirë me shok shumë. Familjet dhe udhëheqësit, të cilët iu bashkuan Skënderbeut; duke filluar nga Kastriotet; Pali, Gjoni, i biri Skënderbeu, hero fundamental shqiptar; Dukagjinasit, Pal Dukagjini, Lekë Dukagjini, Topjt, Andrea Topia Arjanitët, Gjergj Arjaniti, Muzakajt, Teodor Korona, Muzaka. Familja Altisferi, Lekë Zaharia e Altisfer Zaharie, Familja Spana, Pjetër Spani, Gjergj Dushmani, Strezet ose Balshajt, Perllatajt e ndonjë princ a sundues, të kenë vepruar me aq dinjitet dhe unitet për komb dhe atdhe. Ata, me shekuj e morën në mbrojtje deri me ideologët e Komitetit të Stambollit, në krye më Abdyl Frashrin, duke mos u turpëruar në atë masë, siç u veprua dhe aktualisht veprohet sot! Gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës kishte një unitet, por pas saj ç`ndodhi? Për ketë, mendimin e jap historia. Siç e ka dhënë për M. Golemin, H. Kastriotin e të tjerë, gjatë luftërave shqiptaro-turke me Portën. (GJ. K. Skënderbeu mbushi 544 vjet së pushuari).

Dinjiteti; Me shprehjen dinjitet kuptojmë: “Tërësinë e vlerave morale të njeriut a te një grupi njerëzish, siç janë (nderi, krenaria, besa, dashuria dhe atdhedashuria etj.); vetëdija që posedon njeriu apo grup njerëzish, për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimin e tij, për vlerat; shfaqjen e jashtme të kësaj vetëdije dhe të këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar i njeriut (familjes, shtetit, entit apo institutit. Pra, ruajtja e dinjitetit kombëtar, patriotik familjar, moral e humanitar..!

Me plotë dinjitet, pa farë dinjiteti i thuhet këtij apo atij NN-i. Me fjalë tjera dinjiteti është cilësi apo virtyt i rrallë, cilësi e mirë a vlerë e lartë e asaj, që e bënë atë të çmohet lartë si burrë shteti, me dinjitet artistik, me vepër plotë dinjitet. A duhet këta udhëheqës t`i vret ndërgjegjja, me sjellje pa dinjitet, pa vlera dhe pa kuptim vlerash të dinjitetit të domosdoshëm për çdo personaliteti, në çdo resor, nga kryetari i qeverisë, kuvendit, presidencës, çdo politikani, udhëheqësi të çdo partie, institucioni, në veçanti patriotizmi ndaj atdheut e kombit, humanizmit morale etj.

Tradhtia; A është pasoj e mungesës së dinjiteti, të shumë udhëheqësve, njerëzve nëpër kohë, pastaj lindja e tradhtisë për mungesë të dinjitetit, një ndër virtytet më të shëmtuara të njeriut! Zakonisht tradhtia është veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheu dhe popullit etj. Duke u bashkuar me armikun, duke u bashkuar me te ose, duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje te fshehta a të rëndësishme, arratiset më një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parime dhe idetë nga një çështje e madhe; shkelja e betimit. Tradhti e lartë e hapur. Tradhti ndaj atdheut, ndaj popullit, ndaj burrit (gruaja) ose e kundërta (burrit ndaj gruas. Zbuluan dhe dënuan tradhtinë. 2. Shkelja e besës a fjalës së dhënë, prerja në besë. Tradhtia ndaj mikut 2. Qëndrimi jo besnik, shkelje e besës dhe e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortet, e të dashurit). Tradhtia ka dhe një numër shprehjesh, të cilat njihen nëpër kohë, histori, e sidomos gjatë luftërave si shëmti të mbetura vragë t`pashlyera të njerëzve me nam, tradhtisë ndaj kombit dhe atdheut!

Luftërat, tradhtia në luftëra e në paqe; Të njohura janë dy tradhti të dy komandantëve të shquar të Gj. K. Skënderbeu; Moisi Golemi dhe i nipi Hamëz Kastrioti. Të ndodhura në kulmin e pushtimeve të Portës. Të udhëhequra kundër Shqipërisë nga Sulltan Murati i II, dhe gjithë-pushtuesi Sulltan Mehmedi i dytë. S. Murati i II deshi që kalanë ta merrte për brenda, pra me tradhti. Padishahu, dinte se ç`nam kishte Miosi Golemi. Prandaj i qoi fjalë: “Po qese dëshiron të bëhesh mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve, duhet të vrasësh Skënderbeun, ose të arratisesh në Turqi. Atje do t`i jepej një ushtri mjaft e madhe, me të cilën, do ta mund Skënderbeun, duke ia zënë vendin atij si kryezot i Shqipërisë”. Kjo prandaj ishte detyrë e rëndë, jo aq sa e z. E. Tahiri në bisedime me Serbinë! Pastaj thuhet: Moisiu, kur u arratis u akuzua dhe si pjesëmarrës në pritën në Krrab, kundër Skënderbeut, ndonëse akuza në fjalë s`doli të jetë e vërtetë! Po kjo histori më s`ka rëndësi të shkoje më tej, rëndësinë e merr:

“Kënga e sprasme e Balës” G. Dara i riu:

“Te hija e lisit t`helmit”

I II

Te hija e lisit t`helmit i ditës së marrëzisë
Veç gjethesh, ballëfshehur, Mu si gur në det i ra
Rrinte i madhi i Golemve Që katundet e drejtonin,
Me sytë ngulur, për dhe, Kur “Dragoi i Dibrës mbërrinte,
Gjiri leshator i hidhej Duke quajtur “i pari i luftës”,
Si kusia kur valon. Nderi i ushtrisë, mall i vashave
Nga të errëtat qepalla E tash te turpëruar
Helm` i zemrës i derdhej, E mbulon natë e errësirës!
Pse në zemër kujtimi
=====================

Pastaj, ç`u bë me Hamzain, u zu rob, erdhi dhe ra në luftë. Më kaq përfunduan fitoret e shqiptarëve, por me korinë dhe turpin e dy gjeneralëve! Ky është dinjiteti, lufta, tradhtia, pendesa, tragjedia dhe tragjikomedia; Lloji gjinie dramatike që përfshinë veprat, të cilat përshkohen si këto, sot te ne! Të cilat në bazë, kanë një konflikt të brendshëm, ose një apo tre-katër “hero tragjikë”. E dyta, lloji gjinie dramatike me elemente të tragjedisë e t`komedisë aktuale, në gadishullin e përflakur, trazuar, armiqësuar me tradhti, luftëra tragjikomike. Takime të fshehta jo që s`janë patriotike, po janë anti-sovrane, kundra popullit e atdheut pa lejen e Ti!

Dy-tre shembuj nga qindra tradhti moderne në paqe; Rasti Mari dhe Pjerr Kyri SHBA, rasti “Mehmet Shehu Tiranë,1982”, apo “Një natë erdhi Paridi Mik të Atridët.”, Kadare thekson: “Më 1971, Mao Ce Duni ftoi për darkë në Pallatin e Verës arkletin (kundërshtarin)e tij të mundshëm. Lin Biaon… Dhe një natë errësire në tokën tonë shqiptar u zhduk dhe një djalë dai, patrioti Remzi Hoxha, si H. Zeka nga A. Zajmi, diku në afërsi të Lezhës, nga kush, pse dhe si akoma kjo babëzi s`zbërthehet pse?! Janë këta katër-pesë shembuj si porosi jo sall e z. Kadare, që u shëmbëllen zërave dhe thirrjeve të Bajtonit apo Shellit, Getës apo të Herderlinit, autorit të këtij vështrimi. Për të gjitha kohërat si ndodhinë tradhtitë gjatë luftërave dhe në paqe. Nëse edhe mbeturinat e Evropës pranohen në tokën shqiptare të hidhe e të stivohen për mbeturina, është tradhti se ç`ke më! Ka shembuj konkretë të takimeve të fshehta e legale me kundërshtarë! Të shumtën e rasteve janë takime me zarar! Prandaj quhen tradhti. Gjatë Luftës së fundit në Kosovë, fatkeqësisht dhe pas saj, ndodhën e po ka takime legale, por edhe të fshehta! Të cilat me vete bartin dëme të dy e më shumë anshme, në veçanti për popujt që s`pyetën fare! Shqiptarët kanë vuajt dhe vazhdojnë së vuajturi nga manipulime, spekulime, mungesë dinjiteti, shkelje bese, fjalë, e kanune. Nga ata të cilët, udhëhoqën gjatë këtyre 100-vjet pavarësi, me ndonjë përjashtim. Lufta Çlirimtare e Kosovës, fatkeqësisht, nuk përfundoi siç pritej. Aktualisht Kosova përballët me sfida të natyrës të sovranitetit! Mungesës të strategjisë për zhvillim, punësim, fqinjësi e pasinqertë e fqinjëve, dhe kryesorja populli i Kosovës ndalohet që të bashkohet me pjesën e ndarë me dhunë!

Mund të thuhet se kishte dhe ka veprimtarë, të cilët i shërbyen tradhtisë, madje persona me ngritje e kualifikime të “lakmuara”! Një pjesë e tyre rrjedhë nga masa e pangritur, por shumica e klanit akoma u thurin idolatri kulti personave pa meritë. U japin tituj heronjsh të pamerituarve, duke i krahasuar me heronj kombëtar! Kështu vepruan Lenini, Stalini,Tito, Rugova, Enveri s`u shpall hero! Ka indikacione të veprohet me Saliun, nesër me Thaçin, I. Mustafa, A. Ahmeti, E. Rama e ndonjë tjetër! E kemi të vështirë bashkimin pa u pastruar dhe pa u zhduk idiolatria dhe kulti i personave pa mbulesë! Të veshur me petkun e klanit, krahinës, katundit e mëhallës. Njerëz të cilët bartin përgjegjësi, politike, krimi, dyshim për nxitje, rrahje e vrasje njerëzish pa faje! Aq më trishtim është, nëse një udhëheqës politik është i veshur më petkun e tradhtisë, nënshtrimit dhe mungesës të pastërtisë! Mungesë kuraja, dinjiteti, morali e guximi! Atëherë, dëmi është i pariparueshëm për vendin.

Sepse, patriotizmi është ndjenjë dhe dashuria më e fuqishme për atdhe e për popullin e vet, bashkë me gatishmërinë për t`i shërbyer atyre me besnikëri, atdhetari e patriotizëm. Pra, pa u ngritë morali, dinjiteti, besa dhe vetëdija, në çdo segment, ent e institucion civil, shtetëror e ushtarak, policor e gjyqësor, politikë e partiakë, në kuvend, qeveri, presidencë, gjyqësi, në çdo pore të jetës, s`mund të arrihet ribashkimi kombëtar. S`mund të ketë qetësi, por urrejtje, varfëri dhe pa kënaqësi. Do të mungon zhvillimi, do të zbehet kombi. Rinia edhe më shumë marrin rrugën e mërgimit. Kësaj hapësirë më tepër se kurrë i duhen udhëheqës me dinjitet, humanizëm e moral të fuqishëm kombëtar, njerëzor e patriotik. Për t`i dalë manash idealit shekullor, për ribashkim kombëtar, amanet i çdo heroi dhe çdo dëshmor.

By admin