Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në forumin ‘Europa Park’ në Mynih të Gjermanisë, u tregua i drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Europian, teksa i cilësoi ‘nipër të vegjël që u vënë veto gjyshërve’ vendet skeptike lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ndërsa i quajti lajme gazetash dhe rrjetesh sociale ato që thuhen për shqiptarët, z. Rama i kujtoi BE-së se krimi i organizuar nuk ka etni, por është si një Bashkim Evropian pa rregulla e veto që funksionon më së miri, pavarësisht shqiptarëve.

“Zgjerimi, ne e kuptojmë që është e vështirë, nëse i vë veshin kritikëve. Të nxitësh nga rrjetet sociale nuk është burimin ku mund të gjesh forcën për të projektuar të ardhme.

Ne duam të jemi pjesë e BE por më duhet të jem i drejtpërdrejtë, por s’munde, të imagjinoj një shtëpi që funksion mirë ku nipërit e vegjël iu vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionin me 27 vende a mundet te funksionojë me 33? Jo, s’mundet! Është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha gjejnë mënyrë për ta përshtatur mekanizimin.
Krimi shqiptar? Kur bullgarët donin të hynin në BE gazetat nisën të shkruanin se ata do të vrisnin. Kur rumunët donin të hynin në B u përhapën fjalët se ata hanin lejlekët. Nuk ka një krim shqiptar.

Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Këta njerëz e kanë krijuar BE-në e tyre, që është shumë më efikase, nuk ka vetoi, nuk ka negociata. Në Holandë shqiptarët janë bërë gjëja më e keqen që të shkon ndërmend. T’i veshës krimit etni është pjesë e lojës”, tha kryeministri shqiptar.

Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri tha se në këtë moment negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet që aspirojnë BE, edhe më shumë se vet anëtarësimi sepse përbëjnë udhërrëfyesin.

Ai tha se dhe t’i privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë, ndërsa i ftoi investitorët gjermanë dhe europianë të vijnë në Shqipëri, vend i cili sipas tij është më i sigurti në Europë për të huajt.

Credit: Euronews AL

By admin

Leave a Reply