Një lajm I mirë është publikuar nga parlamenti gjerman në muajin Tetor. Në bazë të rregullores së quajtur „Rregullorja per Ballkanin perendimor“, Shtetasit shqiptarë apo ato të Kosovës kanë emigruar në Gjermani nëpermjet punesimit të ligjshëm në çfar do lloj profesioni pa patur nevojën e një kualifikimi professional te caktuar me kushtin që të zotëronin një kontrate konkrete pune në Gjermani. Kjo rregullore ishte me afat të kufizuar deri në fund të këtij viti.
Me daten 27.08.2020, parlamenti gjerman (Bundestag) ka vensosur që afati i kësaj rregulloreje të shtyhet deri në fund të vitit 2023. Ajo cfar ende nevojitet ështe konfirmimi i këtij vendimi edhe nga Parlamentet lokale (Bundesrat), në mënyrë që të hyje në fuqi, gjë e cila pritet të permbyllet brënda muajit Tetor.

Në rregulloren me afat te ri, kriteret për pajisjen me vizë mbeten te njenjta. Pra, të gjithe ata individe qe vijne nga vendet e Ballkanit Perendimor ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova, nësë zotërojnë një kontratë pune nga një punëdhënës gjerman, mund ti drejtohen ambasadës gjermane në vëndët e origjines për të marë një vizë pune si dhe pas mbërritjes në Gjermani mund të vijojnë procesin e pajisjes me leje qëndrimi.

By admin