Kombet e përparuara krenohen me arritjet e tyre në shkencë dhe dije, me fuqinë e tyre ushtarake dhe ekonomike, me mirëqenien sociale dhe shërbimet që ofrojnë për të gjitha shtresat e shoqërisë. Shtetet më të fuqishme të botës janë themeluar në bazë të besimit tek Zoti ( … in God we trust )! Drejtuesit e shteteve të tilla betohen para popullit për besnikëri dhe i luten Zotit ti ndihmojë në misionin e tyre ( …so help me God! ).
Qeveritë e vendeve tona identifikohen me dështim dhe mashtrim, vjedhje dhe korrupsion, diktaturë dhe dhunë. Prandaj qeveritarët tanë përdorin metoda nga më të ndryshmet për të mbuluar dështimet e tyre. Të tilla janë dhe të ashtuquajturat “paradat e krenarisë”!
Ne krenohemi me besën, trimërinë, bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarit! Ne krenohemi se jemi popull paqedashës, krenohemi me besimin tonë në Zot dhe harmoninë fetare shembullore!
Këto janë virtytet dhe vlerat e shoqërisë shqiptare të cilat duhet ti ruajmë dhe ripërtërijmë!
Të promovojmë vlera dhe jo sëmundje!

Nga: Asllan Tahiraj

By admin

Leave a Reply