Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti do të këndojë në fushatën e zv/ Presidentit amerikan, Mike Pence.
Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.
Bleona: “Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar.
Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne menyre unanime te mbeshtesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit.
Kam nderin t’ju ftoj te gjitheve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Township, Micigan. per nje feste madheshtore!”