Edhe pse numri i specialistëve nga Kosova dhe Shqipëria në fushën e mediave është i lartë në evropë, diaspora jonë mbetet ende e papërfaqsuar.

Në vitin 2003 e kam trajtuar çështjen e RTK-së, duke shkruar kështu dhjetra analiza të tjera rreth problematikave të brëndshme, madje kam paraqitur edhe platforma të gatshme televizive të gjigantëve mediatik si ARD dhe ZDF me mëndjen se dikush do të kujtohej një ditë.

Por, askush nuk më ka dëgjuar, askush nuk më ka kontaktuar në këto 17 vite. Në lidhje me menaxhimin e RTK-ës kam paraqitur edhe planin e menaxhimit të burimeve financiare duke ju referuar kështu modelit gjerman.

Këtë retrospektivë nuk e bëra rastësisht, por për t’iu treguar profesionistëve dhe audiencës që Komisioni i Pavarur i Mediave dhe dhe RadioTelevizioni i Kosovës janë sërish epiqendër debati për punët e pa kryera ketu e 20 vite.
● KPM- JA DHE PROQESI I DIGJITALIZIMIT

Sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020 edhe këtë vit si vitet tjera nuk është gjetur një zgjidhje e qendrueshme e financimit për mediumin Publik , pra Radio Televizionin e Kosovës.

Në raport thuhet gjithashtu se KMP -ja nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ligjore për të bërë të mumndur kalimin nga sistemi analog në ate digjital/numerik.

Ndërkohë që gjithë vëmendja e diskursit publik në Kosovë është përqendruar në spektrin politik, kjo ka bërë që rekomandimet nga raporti i KE-së (Komisionit Evropian) kanë mbetur nën hije.

Prandaj tema e këtij trajimi koncentrohet vetëm rreth kapitullit 6.24 – ku flitet për Mediat dhe Shoqërinë e Informacionit.

KE në raportin përmbyllës thekëson se KPM-ja akoma nuk e ka përmbushur detyrimin e saj ligjor edhe pse ajo e ka miratur ligjin për digjitalizim. Kërkesa e KE-së drejtuar KPM-së ka të bëjë me procesin e digjitalizimit dhe është detyrim politik për të cilën Republika e Kosovës duhet ta plotësojë si pjesë e marveshjeve në rrugetimin e saj drejt BE-së.

Duhet thekësuar me këte rast se fillimet e procesit për kalimin nga transmetimi analog në ate digjital-numerik në BE, datojnë nga viti 2003 dhe janë kryerë tashmë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, mbeten vendet e fundit në rajon të cilat nuk e kanë përfunduar akoma procesin e digjitalizimit. Prandaj, çdo vonesë e mëtejshme në plotësimin e këtyre dy kërkesave në fushën e medieve rrezikon padyshim realizimin e procesit që përbën një nga angazhimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës drejt integrimit të saj në BE.
● RTK- JA DHE DHJETRA PROBLEME TË PAZGJIDHURA.

Ashtu edhe si vitet tjera në këtë raport KE kërkon nga KPM ta përmbush detyrimin karshi RTK-së. Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM është përgjegjëse për këtë domene thuhet se KPM “licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.“

KPM ne bashkëveprim me Kuvendit e Kosovës duhet që të zgjedhi problemin e financimit të RTK-së. Pasi një zgjidhja e qëndrueshme financiare ndaj RTK-ës, siguron pavarësinë editoriale. Për aq kohë sa nuk është arritur kjo gjë, RTK-ja mbetet në duart e politikës së Kosovës. Në këto rrethana egzistuese Televizioni i Kosovës trajtohet nga ana e BE-së si një medium gjysmë shterëror përderi sa financohet pjesërisht nga buxheti i shtetit.
● RREGULLIMI I MONOPOLEVE

Edhe pse Raporti i KE-së nuk e ka thekësuar çështjen e pazgjidhur si p.sh. rregullimi i monopoleve të transmetimeve, kjo temë është një çështje mjaft serioze dhe do jetë sfida e radhës. Konkretisht në lidhje me praninë e internetit dhe zgjerimin e ofertave dixhitale të RTK-së. Kjo problematikë mund të jetë sfida e rradhës edhe për RTV21 dhe Koha Vision.

– Sipas situatës aktuale ligjore, KPM nuk e ka në asnjë nen të kodifikuar që të mund të parashikoj kohëzgjatjem e një programit televiziv apo radiofonik që të mund të bëjë kufizime për shkak se kufizon konkurrencën e lirë për tregun e shtypit.

Deri më tani të gjitha mediumet audiovizive, janë shumë aktive në internet. Ato dëshirojnë të kenë dorën e lirë në të gjitha platformat online, por nga ana tjetër nuk ka një mënyrë efikase që shtypi i gazetave dhe revistave të mund të fitojnë para përmes portaleve të tyre në internet.

Edhe këtu mbetet detyrë e KPM-së që ta rregullojë me një ligj të posaqëm konkurrencën e padrejtë nga ana e trasmetuesve audioviziv.

● MUNGESA E SENSIBILIZIMIT

Deri më tani opinioni publik din shumë pak lidhur me digjitalizimin dhe rregullimin e monopoleve në fushën e mediave. Për ta kuptuar secili qytetar problemin në këtë fushë, duhet që qeveria dhe nga KPM -ja të financojë një spot për të bërë sqarime se si bëhet ky transformim në mënyrë teknike, pastaj të shpjegojë se sa është kostoja e agjendës së dixhitalizimit, kush e paguan, çfarë duhet plotësuar tjetër nga ana ligjore ??!.
Por siç duket as vetë KPM- ja nuk e kupton ligjin në fjalë.

Redaktoi:Hazbi Dida
Autori: Jakup Zejnullahi ( Magjistër i Shkencave të Komunikimitdhe Kordinator i FeD-it për Gjermanin).

By admin

Leave a Reply