Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi do të hapej një kuti Pandora, por ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë për këtë.

“Unë jam kundër shkëmbimit të territoreve. Mendoj kur fillon t’i lëvizësh kufijtë në Ballkan atëherë ku përfundon kjo. E hap kutinë Pandora. Jam i bindur se Vuçiq do të donte ndryshimin e kufive, por nuk e thotë, por këtë tentoi ta bënte dhe nuk ka ndihmuar kjo. Mendoj se ndryshimi i kufijve hap kutinë Pandora dhe nuk e di ku përfundon. Jam kundër. Por mendoj se nuk ka arsye pse Kosova dhe Serbia të mos jenë miq”, ka thënë Engel. “Unë jam gjithmonë për dialogun, është i rëndësishëm. Por, BE-ja nuk ka qenë shumë ndihmues. Janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, shqetësohen për separatistët në vendin e tyre. Në momentin kyç në procesin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja ne hasëm në një bllokim për disa vjet”.

Engeli ka thënë se me normizilimin e marrëdhënieve ai e kupton që Serbia ta njoh se e ka humbur Kosovën. Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të luajë rol më të madh në këtë çështje.

“Shpresoj që me kalimin e viteve me lidership të ri të jetë një rrugë. Po e shohim këtë në Lindjen e Mesme me izraelin dhe shtetet arabe dua të shoh edhe në Ballkan me shqptarët, serbët, malazezët dhe gjithë njerztië në Ballkan. Të gjithë të punojnë së bashku në një zonë të vogël e të puniojnë bashku e njohin mes vete”, ka thënë Engel.

Engel: Nëse s’do të intervenohej në Kosovë do të vriteshin e dëboheshin miliona shqiptarë

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e Kosovës.

Ai ka thënë se nëse nuk do të kishte intervenim ushtarak atëherë do të kishte shumë viktima në Kosovë.

“Nëse nuk do të kishte intervenim, do të vriteshin dhe dëboheshin miliona shqiptarë”, ka thënë Engel, i cili tutje tregon për dashurinë e kosovarëve për SHBA-në.

Kur shkon në Kosovë, gjëja e parë që të ‘pushton’ është dashuria e njerëzve në rrugë për popullin e Amerikës. Nëse eci rrugës së Prishtinës do të hasësh në 30 persona që të ndalin dhe të falënderojnë”, ka thënë ai.

Tutje Engel ka shtuar se amerikanët, gjigantët si Clark, Albgright e Clinton, parandaluan gjenocidin në Kosovë.

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova. Ai ishte komandant në pozitën gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me kosovarët- i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashe jemi me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën. Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morrën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi. Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, tha Clark.

Albright: Kosova mbetet një vend test për demokracinë

Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së, Madeline Albright, ka thënë se Kosova është një test për demokracinë, por se me angazhimin më të madh të miqve në Kongresin e SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan mund të ndihmohet në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë.

Madeliene Albright ka folur në një tryezë online ku po diskutohet për të ardhmen e Kosovës, tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel. Albright ka qenë kritike ndaj administratës Trump për çasjen ndaj problemit.

“Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATOs-s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh. Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, ka thënë ajo në fjalimin hapës. (Koha net)

By admin

Leave a Reply