[15:30, 29.10.2020] Besnik Rama: Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.
Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së, raporton RTK
Zgjedjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 3 nëntor dhe në garë përballë njëri-tjetrit janë demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump.
Mesazhi i plotë:
Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.
Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj.
[15:40, 29.10.2020] Besnik Rama: Forumi Kundër Anti-Semitizmit në Tiranë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo merr pjesë nga Washingtoni
Sekretarit i Shtetit i ShBA-së, Michael Pompeo do të marrë pjesë në Forumin Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020 e cila do të zhvillohet në Tiranë. Ai do të marrë pjesë nga Washingtoni përmes videokonferencës.
Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare. Është nderi ynë të shpallim Sekretarin e Shtetit të ShBA Michael Pompeo si folësin kryesor të Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” – shkruhet në njoftimin zyrtar.
Forumi i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020 do të mbahet në 28 Tetor 2020.
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar të enjten me 22 tetor es projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Anti-Semitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.
Të pranishëm sot në parlament gjatë miratimit të projekt rezolutës kanë qenë edhe ambasadorët, të SHBA, BE dhe i Izraelit, të cilët po ashtu kanë duartrokitur në sallë bashkë me deputetët. Edhe gjatë diskutimit në sallë për këtë projektrezolutë, është folur gjatë për ndihmën e dhënë nga Shqipëria kundrejt hebrenjve. Një vendim i tillë ka bërë jehonë edhe në mediat izraelite, të cilët vënë theksin se Shqipëria me shumicë myslimane, është vendi i dytë pas Kosovës, që miraton këtë projekt-rezolutë.
“Parlamenti shqiptar ka mbështetur përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) të antiSemitizmit duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para me shumicë-myslimane që miraton rezolutë. Përkufizimi i IHRA, një organizatë ndërqeveritare që përfshin 34 vende anëtare, është një klasifikim i antisemitizmit i rënë dakord ndërkombëtarisht i përdorur për të ndihmuar në përcaktimin dhe luftimin e antisemitizmit në vendet që e kanë miratuar atë”, thuhet mes të tjerave në shkrimin në median izraelite.
Nëpërmjet kësaj rezolute, të propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë: “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik