• December 4, 2020
0 Comments

[15:44, 8.11.2020] Besnik Rama: Më 8 nëntor të vitit 1462 u shkrua në gjuhën shqipe, me alfabet latin, “Formula e pagëzimit”, që njihet si dokumenti i parë në gjuhën shqipe.

Formulën e shkroi Pal Engjëlli pas vizitës që bëri nëpër Kishat famullitare dhe viset e kryedioqezës së Durrësit.

Në mbarim të kësaj vizite Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve por edhe besimtarëve (banorëve) të pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Sakramentit te Pagëzimit…

Author

admin@nacionalalbania.al