Mbledhja e parë ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, që nënkupton edhe nisjen e biedimeve të anëtarësimit në union, bazuar në qëndrimet e palëkundëra të Sofjes, nuk do të ndodhë për shkak të mostejkalimit të dallimeve lidhur me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin dhe preardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara historike.
“Ne ende nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, por jemi në duke punuar në mënyrë aktive me presidencën gjermane, si dhe me kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për gjetjen e zgjidhjes. Mbështetja jonë për këtë vend asnjëherë nuk e qenë pa kushte”.
Bullgaria nuk e konteston gjuhën dhe identitetin modern të popullatës së atjeshme. Ne qartë dhe me kohë e kemi bërë të ditur qëndrimin tonë, që vitin e kaluar qeveria dorëzoi në Kuvend deklaratën, e cila ishte mbështetur nga të gjitha partitë”, ka deklaruar në një prononcim për televizionin shtetëror bullgar (BTV) ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ajo vuri në dukje se është në interes të Bullgarisë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
“Nuk është vetëm historia ajo që shqetëson, por edhe gjuha e urrejtjes”, ka theksuar Zahariev, duke shprehur indinjatën për, siç ka thënë, “mosnjohjen e së vërtetës historike që çon në probleme mjaft serioze në marrëdhëniet midis dy vendeve”.