Ish-ushtari i UÇK’së, Ridan Tahiri, është shprehur tejet i indinjuar me veprimet e atyre që ju gëzuan Hagës.
Tahiri përmes Facebook’ut ka thënë se i ka borxh vetëm regjimit të Milloshevicit.
Ndërsa tutje ka thënë se po ndihet pakicë në mesin e popullit për të cilët ishte i gatshëm që të flijohet.
Tahiri ka treguar se si po fyhet e shahet nga disa individ, vetëm se ishit radhitur në krahun e luftës duke mos shikuar as fe dhe as parti, për të mbrojtur vendin.
“I fyer i shar nga disa individ pse? Sepse jam i radhitur ne krahun e luftes dhe e mbroj me qdo kusht emblemen dhe te kaluaren time,dhe bashkluftetarve te mi qfardo partije feje qofshin ata.
Keshtu ishim pakic edhe perball nje ushtrije te serbis dhe ndaj shtetit serb,te njejta fyrje kishim edhe nga qytetaret serb”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.
Ndërsa, vlen të theksohet se ka pasur nga ata që i janë gëzuar Gjykatës Speciale dhe aktakuzave të ngritur ndaj ish udhëheqësve të UÇK’së.