• December 4, 2020
0 Comments

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës për vlerësimin e mundësisë për votimin jashtë vendit, për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare më 25 prill 2021. Ky komision brenda 15 nëntorit do të duhet ti dorëzojë një raport vlerësimi komisionerit.

Grupi i punës do të kryesohet nga Ylli Merkaj dhe për anëtar janë Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.

Detyrat e tij janë vlerësimi i mundësisë së votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin e datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ky grup do të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale apo elektronike, duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë, të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimit e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve. Detyrë tjetër e tij është vlerësimi i përgjithshëm mbi koston financiare, përgatitja e një liste me aktet juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit, si dhe të prezantojë modele të këtij lloj votimi në vendet e ndryshme.

Grupi i punës do të hartojë një raport që do ia dorëzojë komisionerit më 15 nëntor të 2020. (GD)

Author

admin@nacionalalbania.al