Qendra e Botimeve për Diasporën ka zhvilluar një takim online me Këshillit të Mësimit Shqip në Diasporë me qëllim diskutimin e problematikave të mësimdhënies në Diasporë.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën dhe zv-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës Bekim Brestovci u diskutua rreth formimit të Këshillit të Mësimit Shqip në Diasporë, bashkëpunimit me institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës për të dhënë një ndihmesë në procesin e unifikimit të politikave lidhur me mësimdhënien në Diasporë. (GD)

By admin