Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani mendon se për shkak të zhvillimeve aktuale, nuk është momentin që dialogu të vazhdohet. “Duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi me njeri tjetrin, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson. Unë do të jap kontributin tim maksimal në këtë drejtim, që të diskutojmë së bashku me të gjithë, lidhur me atë se cilat do të duhet të ishin qëndrimet e Kosovës”, tha Osmani në një interviste për DW. Ajo i meshon idesë se në këtë moment Kosova nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgje. “ Situata nuk është ajo që ishte para disa ditësh dhe kjo duhet të merret parasysh. “ Duhet të bëher një rivlerësim i procesit të deritanishëm, çfarë është negociuar, si është negociuar, çfarë është arritur, sado pak që mund të ketë qenë ajo e arritur. Por të gjithë bashkarisht, t’i ndërtojmë hapat më tutje. Dhe të mos kemi raste kur negociohet diçka në Bruksel, dhe ne si institucione të tjera e marrim vesh pastaj qoftë nëpërmjet Brukselit, ose zyrtarëve atje, qoftë nëpërmjet mediave”, shtoi Osmani. Presidenti I zgjedhur amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar një qasje ndryshe nga Donald Trump dhe i dërguari i tij Grenell rreth dialogut me Serbinë. Sipas Osmanit, problemi nuk ka qenë ndonjëherë dinamika e dialogut por qëndrimet.

By admin