Zvicerani çrrënjosi paragjykimet dhe propagandën antishqiptare

Tani e disa vite me radhë, Ueli Landolt nga Cyrihu ka jetuar në veri të Shqipërisë, shumë kohë kalon në Lepushë (Kelmend). Zvicerani ka ndërmarr disa aktivitete për zviceranët që jetojnë atje dhe për shqiptarët që kanë një lidhje të ngushtë me Zvicrën, ndërsa është edhe president i klubit zviceran. Në të njëjtën kohë, ai merret edhe me turizëm dhe vizitorëve ua tregon peisazhin antik. Aktualisht, ai banon në Tiranë dhe ka vetëm fjalë miradie për këtë qytet.

Ueli Landolt lufton kundër paragjykimeve ndaj shqiptarëve: “Shqiptarët janë të pasur me kulturë dhe kanë një traditë të madhe familjare”.

Europa Lindore gjithmonë e ka interesuar dhe magjepsur zviceranin 53-vjeçar: “Peisazhi të lë pa frymë, klima është mesdhetare dhe për 30 minuta jam në det ose në male”. Bregu shqiptar në detin Jon është i njohur gjithashtu si “Riviera Shqiptare” dhe ka shumë vendpushime të bukura bregdetare. Ka edhe disa plazhe të pacenuara. Në shumë qytete ka zona romantike për këmbësorë, entuziazmon Landolt: “Ndjehenii të kthyer prapa në kohë”.

«Këtu mund të realizoj ëndrrat e mia».

Edhe pse Ueli Landolt punon më shumë në Shqipëri sesa në Zvicër, ai ka një cilësi më të mirë të jetës: “Këtu nuk ka ditë pushimi, por unë mund të realizoj ëndrra dhe ide që nuk do të kisha guxim t’i bëja në Zvicër”. Sidoqoftë, kohëve të fundit marrëdhënia me autoritetet është përmirësuar dukshëm. “Me kalimin e viteve, gjendja është përmirësuar”, thotë ai për “Shtegu.com”: “Në të kaluarën, pagesat bëheshin me para në dorë. Sot duhet ta bëni këtë në bankë apo me postë”.

Krishtlindjet i feston në Zvicër

Ueli Landolt, i cili pasaportën shqiptare e mroi në vitin 2017, thotë se Shqipëria është një komb krenar, një vend në proces zhvillimi: «Shqiptarët janë shumë të dobishëm dhe të hapur. Kohezioni në familje është shumë i rëndësishëm për ta”.

Por asnjëherë nuk e harron plotësisht edhe Zvicrën. Kur ka mundësi, ai e viziton familjen e tij në Cyrih dhe Ueli Landolt gjithashtu tradicionalisht fluturon në Zvicër për Krishtlindje.

Para ca ditësh ai e vizitoi restorantin e famshëm të Bledar Kolës, në Tiranë, “Mullixhiu”, ku bëri një foto me veshjen kombëtare shqiptare, duke shkaktuar reagime pozitive në profilin e tij në Facebook, ndërsa këtë veprim e ka shprehur me fjalinë “Qyqja, kush thotë që jam katundar?!?”./Shtegu

By admin