Më 11 nëntor boksieri shqiptar Florian Marku mundi kundërshtarin e tij anglez, Muma Muemba në vetëm 1 minutë e 50 sekonda, duke vijuar me rezultate pozitive pas një pauze afro 2-vjeçare.

Duke folur për “Mirror”, Florian Marku thotë se janë pikërisht shqiptarët motivi që ai të ecë para dhe vetëm të fitojë.

“Ata më duan sepse shohin se unë jap zemrën time kur shkoj në ring. Kur jam atje, nuk mendoj të humbas. Mendja ime është 100% për fitore. Tifozët shqiptarë më njohin, u rritën duke parë ndeshjet e mia dhe si eca më tej”, rrëfen ai për Mirror.

Marku thotë se është patriot, është krenar që është shqiptar dhe flamurin kombëtar e merr me vete në çdo ndeshje.

Marku u zhvendos në Greqi gjatë trazirave të 1997 në Shqipëri. Atje ai nisi karrierën e tij të gjatë.

By admin