Situata dramatike nga covid-i, Maqedonia e Veriut deklaron gjendjen e krizës për 30 ditë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi gjatë mbledhjes së sotme të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për Menaxhimin e Krizave. Rekomandimi i Komitetit erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale, por edhe kapacitetet e spitaleve private. /rtsh.al