• January 26, 2021
0 Comments

Kroaci/ Kremtohet Dita e Kulturës Shqiptare në Zagreb

Në Kroaci sot nisi aktiviteti “Ditët e Kulturës Shqiptare”. Në këtë ceremoni u prezantuan veshjet tradicionale kombëtare gjithashtu u bë dhe promovimi i librit “Ne kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore“ të Prof. dr.sc. Jahja Dranҫollit.

Ky libër mbështetet në një pjesë të hulumtimit në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Turqisë dhe Austrisë.

Sipas vetë autorit theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ndërsa tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror; formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare.

“Ditët e Kulturës Shqiptare” u zhvillua sipas masave të mara për pandeminë dhe do ta vazhdoje me aktivitete te tjera deri ne daten 27 nentor.

Author

admin@nacionalalbania.al