Zogjtë e shqipes të shpërndarë nëpër botë-Të rrish, a të mos rrish?
Monolog nga Erion Kristo
Të rrosh, a të mos rrosh, kështu ka thënë Shekspiri. Të rrish, a të mos rrish, kështu kanë thënë shqiptarët. Është një pyetje e frikshme. 1.7 milion njerëz i janë përgjigjur me ikje kësaj pyetje. Ata janë mërzitur, sepse ky vend, është një vend poshtërsish thonë ata.
Ky është një vend i mallkuar, një vend ku nuk ka shpresë, ku mungon drejtësia, ku të mbyt politika, ku të mbyt shoqëria.
Por ata dinë ta dallojnë se nuk është faji i vendit, i këtij vendi të mrekullueshëm, të bekuar nga Zoti. Ky vend ka gjithçka, ka dritë, ka ujë, ka kodra-fusha, pyje të gjelbëruara, por të sakatuara. Dhe kudo ku shkojnë ata e mbajnë brengën me vete. Nuk e harrojnë kurrë vendin e tyre. Ata vijnë t’i bëjnë pushimet këtu. Dhe kur ikin nga ky vend, marrin me vete fasulet, trahananë, rakinë, mjaltin…
Po andej? Është fushë me lule? Na pret dikush me krahë hapur? Si është emigracioni? A je i huaj në vend të huaj? Apo është më keq të jesh i huaj në vendin tënd?
Zogjtë e shqipes të shpërndarë nëpër botë-Të rrish, a të mos rrish? Monolog nga Erion Kristo
Erion Kristo
Të rrosh, a të mos rrosh, kështu ka thënë Shekspiri. Të rrish, a të mos rrish, kështu kanë thënë shqiptarët. Është një pyetje e frikshme. 1.7 milion njerëz i janë përgjigjur me ikje kësaj pyetje. Ata janë mërzitur, sepse ky vend, është një vend poshtërsish thonë ata.
Ky është një vend i mallkuar, një vend ku nuk ka shpresë, ku mungon drejtësia, ku të mbyt politika, ku të mbyt shoqëria.
Por ata dinë ta dallojnë se nuk është faji i vendit, i këtij vendi të mrekullueshëm, të bekuar nga Zoti. Ky vend ka gjithçka, ka dritë, ka ujë, ka kodra-fusha, pyje të gjelbëruara, por të sakatuara. Dhe kudo ku shkojnë ata e mbajnë brengën me vete. Nuk e harrojnë kurrë vendin e tyre. Ata vijnë t’i bëjnë pushimet këtu. Dhe kur ikin nga ky vend, marrin me vete fasulet, trahananë, rakinë, mjaltin…
Po andej? Është fushë me lule? Na pret dikush me krahë hapur? Si është emigracioni? A je i huaj në vend të huaj? Apo është më keq të jesh i huaj në vendin tënd?
Ka plot njerëz që e vuajnë emigracionin, por ka edhe njerëz të shkëlqyer që kanë ecur përpara. Ata janë integruar kudo që ndodhen. Në politikë, në ekonomi, në art, në shkencë, ata kanë ecur përpara. Ata janë krenaria jonë.
A e dini sa Shqipëri ka në botë? Ka Shqipëri në Shqipëri, në Turqi, në Itali, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Dardani, në Amerikë, Kanada, nga të katërta anët e globit ka Shqipëri!
E pra, një vend kaq i vogël e ka shumëfishuar veten kaq shumë herë. Boll kemi bërë të tjerët, tani ka ardhur koha të bëjnë veten tonë. Të bëjmë Shqipërinë tonë. Nuk mund t’i jap receta askujt, kujtdo që i ka ardhur në majë të hundës dhe nuk mund të rrijë dot sepse nuk ka mundësi për të bërë gjithçka, por edhe atyre që kanë pasur mundësi dhe kanë ikur të tmerruar, unë u them vetëm kaq: mos e harroni këtë vend, mos i harroni këto zakone.
Ju mund të ndihmoni për Shqipërinë edhe aty ku jeni. Por edhe këta që rrinë këtu, mund të bëjnë çmos që ta bëjnë këtë vend më të bukur, ta bëjnë të banueshëm, ta bëjnë këtë vend të mrekullueshëm. Sepse ky vend e meriton.
Nuk duhet të ikim ne nga ky vend, duhet të ikin ata që na bëjnë të ikim nga ky vend. Dhe, thirrja ime është shumë e thjeshtë, rinia duhet të tregojë më shumë guxim, më shumë dashuri për atdheun, më shumë solidaritet.
Dhe, ne duhet të krijojmë ura, dhe të lidhemi me të gjitha këto Shqipëri kudo që janë, nëpër të katër anët e botës. Ne nuk jemi zogj korbi, ne jemi zogjtë e shqipes!!