Merkel u tha ‘Jo’ negociatave për Shqipërinë, reagon Arben Malaj:

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë ‘Rama’ pas deklaratës së djeshme të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila tha se në dhjetor 2020 pritet të çelen negociatat me Maqedoninë e Veriut, kurse për Shqipërinë ajo pohoi se nuk mund të premtonte të njëjtën gjë.

Malaj u shpreh se qeveria socialiste është e vetmja që është kundër integrimit të vendit. Madje, ish-ministri theksoi se ky është dështim i Rilindjes, ndërsa u shpreh se qeveria i ka braktisur shqiptarët.

“E trishtueshme per gjithe shqiptaret qe e arriten rrezimin e sistemit nje partiak pas 45 viteve me shpresen “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Por pas 30 viteve shqiptaret per shkak te neodiktatures jane akoma larg endrres se tyre evropiane.

Rilindasit e babezitur jane te vetmit te majte ne historine e Europes ish komuniste qe jane kunder integrimit Evropian. Nuk eshte e mbyllur dera e BE-se per Shqiperine, por arrogantet dhe te babeziturit e kane mbyllur deren e Shqiperise qe te mos i bashkohet BE-se”, shkruan Malaj.

Më tej, ai thotë se ky është një dështim i turpshëm i Rilindasve dhe “modeli i arrogantëve në qeverisje”.

“Ky eshte deshtimi me I turpshem I Rilindasve.Ky eshte deshtimi qe vret shpresat.Ky eshte modeli I arroganteve ne qeverisje te cilet I kane braktisur shqiptaret dhe shqipetaret te tmerruar nga babezia e tyre po braktisin Shqipetine.

Nëse negociatat nuk celen ne 2020 ato nuk mund te celen me shpejte se qershori 2021 sepse BE nuk bene “dhurata partiake” ne prag te zgjedhjeve parlamentare per asnje parti politike aq me pak per “Rilindasit e oligarkuar”, përmbyll ai.