• January 26, 2021
0 Comments

Nxënësit E Shkollës Shqipe “Alba Life” Festuan 108-Vjetorin E Pavarësisë

Edhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në SHBA festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë në platformën Google Meet. Nxënësit e shkollës organizuan një festival virtual për të festuar 28 Nëntorin.

Pjesa më e madhe e festimeve këtë vit kanë qenë në mënyrë virtuale për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, por dëshira nuk ka munguar. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut ishin veshur kuq e zi me simbolet e Flamurit Kombëtar. Programi festiv u zhvillua në dy grupime: Grupi i më të vegjëlve i udhëhequr nga mësuese Vlera Thaqi në shkollën në Staten Island, në bashkëpunim me të gjithë nxënësit e klasave të mësueseve Gela Bulkut në shkollën në Brooklyn, mësuese Vjollca Skënderi me shkollën në Queens dhe mësuese Mirvete Krasniqi me shkollën në Bronx.

Ndërsa grupimin e dytë e drejtoi znj.Adelina Lacaj, mësuese në shkollën në Brooklyn në bashkëpunim me Dr.Manjola Duli në shkollë në Queens, mësuese Entela Muda shkollë në Staten Island, mësuese Fatbardha shaqirukaj, shkollë në Bronx dhe mësuese Vjollca Skënderi në shkollë në Queens.

Kishte edhe nxënës nga Europa si dhe shtete të tjera në Amerikë mundësi që e ofron platforma Google Meet. (GDSH)