Tiranë: 835 raste të reja dhe 11 humbje jete sot

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 835 të infektuar dhe 11 të vdekur. Rastet e reja janë zbuluar pas testimit të 2.253 personave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë te intubuar.