Dua Lipa tregon eksperiencën e sikletshme: U mbylla në tualet…
Sot ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të suksesshme në mbarë botën. Por shumë pak vetë e dinë se si e ka nisur Dua Lipa këtë rrugëtim në botën e muzikës.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka plot pesë vite që performon në skena të ndryshme dhe sjell projekte muzikore që rrëmbejnë zemrat e shumë fansave të saj.
Ditën e sotme, Dua Lipa ka publikuar në “Instastory” një fotografi, ku zbulon se sa keq e ka përjetuar momentin kur do të ngjitej në skenë për herë të parë, në një shfaqje që po zhvillohej në Berlin, Gjermani.
“Rrugës për në shfaqjen time të parë, një spektakël në Berlin, ku u mbylla në një tualet vetëm pak para se të ngjitesha në skenë, sepse isha shumë nervoze”, ka shkruar këngëtarja e famshe krahas fotos.
Nga ana tjetër kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ajo mbajti një koncert virtual, të titulluar “Studio 2054”, si dhe së fundmi është nominuar në gjashtë kategori për çmimet “Grammy”, duke qëndruar përkrah emrave të tjerë shumë të suksesshëm në muzikë, si Taylor Swift apo Beyonce. (G-Shqip)