• January 24, 2021
0 Comments

Konflikti bullgaro-maqedonas, Ratkoceri: Politika shqiptare duhet të qëndroj krahë asaj maqedonase

Botuesi Arben Ratkoceri i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat ku u debatuar rreth raporteve Maqedoni-Bullgari dhe se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë shqiptarët në këtë kontest, u shpreh se ai e shikon këto problem në dy sfera. E para në kontestin politik dhe e dyta në atë shoqëror. Sipas tij në kontestin politik, shqiptarët duhet të jenë krah atyre maqedonas, ndërsa në aspektin shoqëror duhet të diskutohet me fakte historike dhe jo me emocione të momentit.