Dritan Abazoviç: Bën një deklaratë të fortë në Parlamentin e Malit të Zi.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”,- deklaroi politikani shqiptar.

Nga ana tjetër deputetët opozitarë i thanë Abazoviçit që të merrte një qetësues dhe ‘të mos bërtiste’ në Parlament.

“Nuk jam serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi”, mësohet të ketë thënë ai.

Dritan Abazoviç pritet të zgjidhet për postin e zëvendës kryeministrit të Malit të Zi.