Futbollisti Shqiptar Në Garë Për Lojtarin E Javës Në “Champions League”

Futbollisti shqiptar Mërgim Berisha ka qenë ndër lojtarët kryesorë këtë javë në “Champions League” (Ligën e Kampionëve).

Tani kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në garën më të madhe evropiane për klube.

E në këtë xhiro të Ligës së Kampionëve, futbollisti shqiptar që luan me RB Salzburg, ka shkëlqyer në këtë xhiro, ku ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus, Lokomotivës së Moskës.

Salzburg mori një fitore të madhe në udhëtim 1-3, për të mbetur në garë për të kaluar në fazën e eliminimit direkt. E falë paraqitjes së shkëlqyer me fanellën e gjigantit austriak, Mërgim Berisha është përfshirë në mesin e lojtarëve më të mirë të javës.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka futur atë në listë prej katër lojtarësh të cilët po konkurrojnë për çmimin e lojtarit të javës.

nNë garë për ta fituar çmimin e javës janë gjithashtu edhe ylli i Interit, Romelu Lukaku, ai i Chelseat, Olivier Giroud si dhe turku i Istanbul Basaksehir, Irfan Kahveci.

22-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve, dy ndaj Lokomotivës së Moskës dhe dy të tjerë ndaj Bayern Mynihut (GDSH)

By admin