“Jam shumë i tronditur”, Basha publikon videon e News 24: Dhimbja e djalit që lufton për të shpëtuar jetën e nënës të thyen zemrën
Kryetari i Partisë Demokratike Lulziim Basha ka publikuar videon e News 24, ku një qytetar ankohet për situatën e rëndë që po kalon nga koronavirusi.
Basha thekson se ndihet i tronditur nga videoja, për realitetin tragjik të Covid-19 në vendin tonë, duke shtuar se duhet të marrë fund propaganda dhe gënjeshtrat.
Djali në video shprehet se ka nënën sëmurë, se po lufton për të shpëtuar jetën e së ëmës dhe se ka paguar shuma të mëdha parash.
I riu flet me dhimbje për gjendjen e tij, duke u dridhur dhe mes lotësh. (BalkanWeb)