Zgjerimi s’do jetë në agjendën e samitit të BE-së
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të jetë vetëm si temë eventuale jashtë rendit të ditë. Presidenca gjermane e BE-së, e frustruar për shkak të mbylljes së kryesimit pa asnjë zgjerim. Radio Evropa e Lirë duke u thirrur në burime diplomatike raporton se Gjermania drejton fajin tek Bullgaria dhe në mënyrë plotësuese tek agjenda e ngjeshur dhe dështimi në miratimin e kornizave negociuese. Burimet diplomatike kanë qartësuar se nuk pritet kthesë pozitive në momentin e fundit. Bullgaria vazhdon insistimin që obligimet e Maqedonisë së Veriut për të respektuar disa çështje historike, që Sofja i sheh si fakte, të jenë pjesë e kornizës negociuese të BE-së. Presidenti bullgar, Rumen Radev përsëriti qëndrimin se Bullgaria duhet mbroj qëndrimet e saja kundrejt gjenezës së retorikës anti-bullgare në Maqedoni të Veriut. Sipas tij, vendi meriton të jetë pjesë e BE-së, por pas marrëveshjes përmbajtjesore mbi pikat kontestuese historike. (AlsatMK)