• April 21, 2021
0 Comments

Bisedimet në Bruksel vazhdojnë pas Vitit të Ri

Në Bruksel ka përfunduar takimi në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ku në rend dite kanë qenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës.

Qeveria e Kosovës njoftoi se në takimin e Brukselit, ku Kosovën e përfaqësoi koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, është biseduar për temën e pensioneve dhe kadastrit.

Sipas ekzekutivit, trajtimi i këtyre dy çështjeve është vazhdimësi e diskutimeve të mbajtura më 29 tetor.

“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, koordinatori Hyseni në një prononcim për media, tha se pritet që palët të vazhdojnë bisedimet për këto tema pas Vitit të Ri.

Pas takimit drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se sot pala serbe prezantoi “dokumentacionin me parimet” se si duhet të zgjidhin çështjet pronësore, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Marrë parasysh që pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës janë shumë të kundërta, ajo që kemi propozuar është që t’i vendosim parimet. Jo sipas dëshirave, por sipas asaj se si zgjidhen çështjet pronësore gjithkund në botë”, tha Petkoviq.

“Kemi qëndrime të kundërta, ku Prishtina paraqitet me interesat e veta, derisa Beogradi është racional dhe realist. Ne ofrojmë dëshmitë tona se çka është financuar, kush është pronar”, shtoi ai.

Sipas tij, me inicimin e çështjeve pronësore jepet kontribut për zgjidhjen e të gjitha problemeve në procesin e dialogut me Kosovën.

Petoviq tha se çështja e parë që është ngritur nga Serbia në takimin e sotëm në nivel ekspertësh ka qenë ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, kjo është çështja kryesore, në mënyrë që dialogu të jetë i suksesshëm.

Por, koordinatori Hyseni tha se për Asociacionin ” nuk është diskutuar asnjëherë deri më tani dhe as sot”.

Delegacionet fillimisht janë takuar ndaras me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Mirosllav Lajçak e më pas do të kenë takimin e përbashkët.

Takimi i 10 dhjetorit vjen pas një pauze gjatë së cilës nuk ka pasur takime.

Për këtë shpesh si arsyetim është përmendur pandemia e koronavirusit, mirëpo disa diplomatë në BE pohojnë se në ngadalësimin e dinamikës së dialogut ka ndikuar edhe refuzimi i Kosovës që të diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas marrëveshjes së arritur kohë më parë, dhe insistimi i Serbisë që kjo temë të jetë në tryezën e bisedimeve.

Pala kosovare vazhdon të insistojë se këto diskutime janë politike e jo të ekspertëve apo teknike.

Në BE ndërkaq, takimin e së enjtes e konsiderojnë si takim të ekspertëve.

Takim në nivelin e lartë, ku marrin pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksadar Vuçiq, nuk ka pasur qysh nga shtatori.

Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Sipas vetë të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Mirosllav Lajçak të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.