Nishliu bëhet për së dytit herë nënë
Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë! Pak orë më parë, përmes një postimi në Instagram, Rona ndau me ndjekësit lajmin e lindjes së vogëlushit, për të cilin çifti zgjodhi një emër tipik shqiptar.
“Familjes sonë ju shtua ëngjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona. Gëzimi është shtuar apo infinit-shtuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer!”- shkruan Rona krahas fotos ku shfaqet me bebushin e porsalindur.
Bardhyl- emër tipik shqiptar, i trashëguar nga mbreti i famshëm ilir dhe do të thotë– Bardhë Yll, yll i bardhë.
Rona Nishliu dhe bashkëshorti i saj, Fiori, janë gjithashtur prindër të një vajze, Noa e cila erdhi në jetë në korrik të 2019-ës.