Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët për të dytën ditë para Ministrisë së Brendshme

Pritet të nisë protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ku janë marrë masa, duke u vendosur gardh metalik.

Një ditë më parë qindra qytetarë morën pjesë në protestën, që nisi para Ministrisë së Brendshme dhe u zhvendos para kryeministrisë dhe Policisë së Tiranës.

Ka pasur momente tensioni gjatë protestës dhe për pasojë mbeten të plagosur 16 punonjës të policisë, njeri prej të cilëve ka dëmtime të rënda në sy.

Pas përplasjeve që u shënuan mes protestuesve dhe policisë, janë vënë në pranga 3 protestues, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

By admin