Sipërmarrësi Shqiptar Blen Kompaninë 100-Vjeçare Në Nagold

Kompania shqiptare në Nagold të Gjermanisë, në pronësi të Zecir Gashit tashmë është rritur edhe më shumë. Kjo kompani ka marrë përsipër edhe kompaninë e Wolfgang Kächele.

Biznesi 100 vjeçarë i suvatimit i Wolfgang Kächele është dorëzuar nga pronari për shkak të moshës tij. Tashmë 65 vjeç, ai e mori përsipër ndërmarrjen në vitin 1984 në gjeneratën e tretë. Pas 37 vitesh ngritje dhe ngritje, Wolfgang Kächele po merr pensionin e merituar dhe shprehet në këtë mënyrë: “Unë nuk do të mërzitem. Po ja dorëzoj kompaninë time një konkurrenti të sinqertë. Zecir Gashi u zgjodh sepse “ai është treguar gjithmonë si një konkurrent i ndershëm, jam i bindur se klientët e mi janë në duar të mira këtu”.

Sigurisht, pronari i ri shqiptari Zecir Gashi është gjithashtu i lumtur për besimin që i është dhënë, dhe bashkë me kompaninë ai gjithashtu do të marrë përsipër një nga punonjësit e Wolfgang Kächele.

Zecir Gashi nisi aktivitetin e tij në vitin 2006. Kompania gradualisht u zgjerua dhe në vitin 2013 Gashi zgjeroi aktivitetet e tij. (GDSH)