Sipërmarrësi Shqiptar Ndan Dhurata Për Nxënësit E Shkollës Së Quintos
Sipërmarrësi shqiptar Hetem Zogaj ka shpërndarë dhurata për nxënësit e shkollës shqipe në Quinto të Trevisos për festat e fundvitit.
Veç nxënësve dhe prindërve i pranishëm në aktivitetin e rastit ishte dhe prifti Don Stefano i cili ka ndihmuar në hapjen e shkollës shqipe si dhe kanë ndihmuar me vënien në dispozicion të sallave për realizimin e aktiviteteve kulturore të shkollës.
Pas shpërndarjes së dhuratave sipërmarrësi Hetem Zogaj takoi Don Mateon në Salcano të Venecias, njeriun që për herë të parë ka dhënë pëlqimin për hapjen e shkollës shqipe.
Don Matteo është një humanist që për shumë vite ka nidhmuar njerëzit e varfër në Afrikë.
Hetem Zogaj nga Malisheva që prej vitesh jeton dhe punon në provincën e Trevisos dhe është një mbështetës i shumë aktiviteteve të shkollës së Quintos, duke u kujdesur dhe për ambientet ku shkolla shqipe zhvillon mësimin. (GDSH)