Germin Me Ministrin Majko: Të Gatshëm Të Ofrojmë Ndihmë Për Votimin E Diasporës
Përfaqësues të organizatës Germin në Kosovë dhe Shqipëri Sihana Bejtullahu, Arbnor Mjeku dhe Amarildo Çeka zhvilluan një takim me z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për fuqizimin e rolit të Diasporës në funksion të zhvillimit dhe demokratizimit të shteteve amë.
Vota e Diasporës ishte një ndër temat kryesore të këtij takimi, parë si çështje prioritare për zhvillimin e vendit ku përfaqësuesit e Germin shprehën gadishmërinë për të ndihmuar në procesin e votimit të Diasporës, nisur nga përvoja e tyre me votën e Diasporës në zgjedhjet e Kosovës një vit më parë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në kuadrin ligjor, si dhe për mundësitë e bashkëpunmit të Germin me agjensitë e dala nga Ministri i Shtetit për Diasporën.
Germin do të vazhdoj me një sërë aktivitetesh në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë. Kujtojmë se Konferenca e organizuar nga GERMIN “DIASPORA FLET 2020” mblodhi pjesëmarrës të ndryshëm nga 26 shtete të botës në një platformë dixhitale për 3 ditë rradhazi, duke bërë bashkë shqiptarë nga e gjithë bota.
Germin është një organizatë joqeveritare e cila përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale të komunikimit për të lidhur dhe angazhuar Diasporën me vendlindjen, për të kontribuar në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre të origjinës. (GDSH)