Nxori foton në shtrat me Anën, Arjoni tregon nëse e kontaktuan vëllezërit e saj

Arjon Luli ka folur edhe një herë për raportin me Ana Lleshin në “Përputhen”, me të cilën thotë se krijoji lidhje. Me këtë të fundit ai publikoi një foto nga shtrati që ngjalli shumë debate.

“Aftësia e saj për të luajtur në skenë është e madhe”, akuzoi Arjoni. “Kundrejt veprimit të saj kam vepruar edhe unë”, theksoi më tej ai.

Në një prej deklaratave pas publikimit të fotos, Ana përmendi familjen e saj. Kontakt nga ana e saj apo e familjes me Arjonin nuk ka pasur.

“Jo nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me të ose nga familjen e saj. As kontakt e as kërcënime”, bëri të ditur Arjoni. (GazetaShqip)