Ziadin Sela pret mbështetjen e BDI-së për Ligjin për shtetësi!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Click Plus në TV21, theksoi se e kanë përpiluar versionin final të Ligjit për shtetësinë dhe e kanë dërguar të te gjithë grupet parlamentare të partive politike.

“Ne e përpiluam versionin final të Ligjit dhe e kemi çuar si propozim edhe të grupi parlamentar i BDI-së, edhe te grupi parlamentar i LSDM-së edhe te i VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë kanë pasur mundësi të na bëjnë ndonjë vërejtje nuk ka pasur asnjë problem ne kemi qenë të gatshëm të ulemi t’i diskutojmë. Por ato që kërkojmë ne janë çështje shumë të drejta”, deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i ASH-së. (Lajm press)