Në 24 orët e fundit tetë të vdekur nga COVID-19
Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Nga fillimi i pandemisë, në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, kanë vdekur 1256 persona.
Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (66, 63 vjeç), Drenasi (69 vjeç), Istogu (74 vjeç), Kamenica (78 vjeç), Mitrovica (66 vjeç), Obiliqi (70 vjeç) dhe Suhareka (65 vjeç).
Të shtunën janë regjistruar edhe 223 raste të reja nga testimi i 1001 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok.
Me shtimin e 342 pacientëve të shëruar sot, totali i të shëruarve ka arritur në 36 mijë e 568, nga 48 mijë e 905 sa kanë rezultuar pozitivë në total. Numri i rasteve aktive është 11.081.
223 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
223 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Ai ka bërë të ditur se 342 pacientë janë shëruar.
Duke mos dhenë shifrat e tjera, Zemaj i ka përfshirë statistikat në një postim në Facebook, në të cilin ka treguar se po vendoset rezervuari 10 tonësh i oksigjenit në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.
Sipas tij, situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme.
“Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme”, ka shkruar ai. (Koha)