Shqiptari Realizon Ëndrrën E Tij, Debuton Në Premier Ligën Angleze
Futbollisti shqiptar i lindur në Zvicër Andi Zeqiri ka realizuar ëndrrën e tij. Debutimi në elitë për sulmuesin shqiptar Andi Zeqiri realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në Premier Ligë me skuadren e tij Brajtonin.
Në sfidën e mbyllur në barazim 1-1 ndaj Shefilld Junajtid, Zeqiri u fut si zëvendësues në minutën e 72′ në vendin e Uajt. Sulmuesi 21-vjeçar i dha një dorë skuadrës së Brajtonit në realizimin e golit të barazimit me Uellbek në minutën e 87′.
Zeqiri ka firmosur kontratë katër vjeçare me klubin e Brightonit në tetor të këtij viti.
Zeqiri është krahasuar më parë me Xherdan Shaqirin, kurse ka qenë pjesë e Akademisë së Juventusit në Itali dhe ka luajtur si 16-vjeçar në Superligën zvicerane.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.