SHBA, Gjermania dhe BE-ja zyrtare njëzëri per Ringritjen e Kushtetues: Hap gjigand për Shqipërinë

Shqipëria bëhet pas gati dy vitesh me Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Presidenti Ilir Meta ka emëruar gjyqtarin e gjashtë për Gjykatën Kushtetuese, Përparim Kalon. Para se të marrë detyrën Kalo do të betohet zyrtarisht në Presidencë.

Kështu, siç ishte premtuar nga faktori ndërkombëtar, Shqipëria në fillim të vitit 2021 do ketë më në fund edhe ajo Gjykatën Kushtetuese.

Me emërimin e tij tashmë Shqipëria ka arritur një prej kërkesave më të forta të ndërkombëtarëve, plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca bëri me dije se kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur të emërojë atë që është renditur më lart nga KED. Pas emërimit të Përparim Kalos, faktori ndërkombëtar njëzëri e ka konsideruar atë një hap të madh drejt ndërtimit të shtetit ligjor dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE.

Kanë reaguar menjëherë tre ambasadat që kanë në dorë të ardhmen e vendit tonë dhe vendosin për të ardhmen e Shqipërisë, si ajo e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë.

Ambasada e SHBA-ve, përmes fjalëve të ambasadores Yuri Kim: Hap gjigant

“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha! Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”, ishte ragimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, duke cituar mesazhin që publikoi më herët Ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadori gjerman, Peter Zigraf: Gur kilometrazhi për shtet ligjor, kusht qendror për integrimin

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, tha Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca: Hap i madh pata negociatave

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamenti, KED dhe Institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë” – u shpreh Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. /a.m/NOA