26 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjat 24 orëve të fundit janë bërë 1.892 testime dhe janë regjistruar 489 raste të reja me coronavirus.

Sot ISHP po ashtu regjistroi 748 të shëruar dhe 26 të vdekur.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 390.377 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ishte 80896, numri i pacientëve të shëruar është 58182, numri i të vdekurve është 2401, numri i rasteve aktive është 2031 rapprton gazetaExpress