Transferimi I Futbollistit Shqiptar I Shmang Problemet Ekonomike Klubit Spanjoll
Viti 2020 ka qenë i vështirë për të gjitha skuadrat e futbollit dhe asnjë nuk e ka mbyllur sezonin me bilanc pozitiv.
Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe ndalesa e kampionateve për një kohë të pacaktuar solli kolaps në ekonomi. Por ekipi i Albasetes mund të kishte përjetuar momente më të vështira në rast se nuk do të shiste në janarin e kaluar futbollistin shqiptar Rei Manaj.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua nga Albasete drejt Barcelonës C për 2.7 milionë euro.
Formula ishte 700 mijë euro dhe 2 të tjera në formë bonusesh dhe për momentin Rei ka sjellë në arkat e klubit 1.4 milionë euro, shifër kjo e cila shërben për të zbutur disi humbjet e mëdha që kishte skuadra. (DiasporaShqiptare)