E Trishtë, Ndërron Jetë Rekordmeni Shqiptar I Notit

Një lajm i trishtë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, i cili shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Sipas informacioneve zyrtare dyshohet arrest kardiak.

Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë. (DiasporaShqiptare)