Urim Avdyli, menaxher në një ndër firmat më të mëdha botërore, “MAN”

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Gjermania pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.

Arritjeve të shqiptarëve në Gjermani pa dyshim i shtohet edhe Urim Avdyli, një menaxher i suksesshëm në një ndër „top“ firmat më të mëdha botërore „MAN Truck & Bus“.

Me punë e angazhim individual, çdokund në botë mund të dalin ekonomistë e menaxherë të mirë, ajo që ndodhi me shqiptarin nga Gjermania dhe me rezultatet e tij nuk ishin të rastësishme. Ato realisht ishin fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një menaxheri të përkushtuar, siç është Urim Avdyli.