Ambasadorja suedeze në Tiranë, Hastad, për RTSH: Shqipëria, 100% me politikën e BE
Shqipëria është vendi i vetëm jashtë Bashkimit Evropian që ka linjëzim 100% me politikën e Bashkimit Evropian. Në një intervistë të posaçme për rrjetin RTSH, ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad, rrëfen për vendin ku po qëndron si ambasadore pas një viti të paprecedentë, por edhe të lidhur me kalimin e kryesisë së suksesshme të OSBE-së nga Shqipëria te Suedia.
Ky ka qenë viti juaj i parë i plotë në këtë detyrë në Shqipëri. Çfarë ka qenë ajo që ju ka bërë më tepër përshtypje, si detyrë dhe si person?
Së pari, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në ambasaden suedeze, jam e lumtur që jeni ketu dhe po ka qenë një vit shumë i veçantë për mua në Shqipëri jo vetëm si ambasadore, por dhe për të qenë këtu. Unë mendoj se është e mahnitshme sa i bukur është ky vend, deri në piken që unë vazhdoj të suprizohem për bukurine e tij, duke takuar gjithashtu njerez fantastikë, sepse shqiptaret jane njerëz të hapur dhe gjithcka është shumë e thjeshtë në Shqipëri për mua duke qenë ambasadore. Është e thjeshtë të punosh, sepse ka vende të tjera ku është e vështirë të afrohesh më vendasit, por në Shqipëri është e thjeshtë. Mendoj që jeni kurioz si popullsi. Suedia pritet krahëhapur dhe kjo ka qenë një nga përshtypjet kryesore, pra se sa fantastike është të punosh këtu. Ky vit ka qenë i veçantë që me fatkeqësitë e tërmetit të vitit të fundit dhe më pas pandemia e COVID-19 e cila më detyroi të ndryshoja punën time. Më bëri të rimodeloja çdo plan, duke ndryshuar çdo gjë në ambasade. Megjithate duhet të them që jam jashtëzakonisht e mahnitur nga Shqipëria si shoqëri dhe individë. Më lejo të përmend dhe dashurinë e shqiptarëve, duke qenë se unë kam udhëtuar shumë në Shqipëri, kam dashur më të vertetë të takoja shumë lloje njerëzish në Shqipëri të të gjitha moshave nga veriu në jug. Njerëzit këtu janë më të dashur se zakonisht. Nëse shkoj diku, dhe mund të thuhet që ndoshta je e huaj dhe ambasadore, por në fakt mendoj që njerëzit janë të dashur në vetvete. Gjithmonë ke më shumë vëmendje dhe mirësjellje, gjë që sjell më shumë dashuri.
Si do ta përkufizonit ecurinë e Shqipërisë në këtë vit të paprecentë në shkallë globale?
Unë do të thoja që Shqipëria kishte një detyrë shumë të vështirë, që të drejtonte OSBE-në. Mendoj që ishte shumë e guximshme nga ana e Shqipërisë për të kandiduar për kryesinë e kësaj detyre dhe e ka bërë në një mënyrë fantastike. Kolegët e mi në kryesi në Vienë më kanë thënë se diplomatët shqiptarë janë shumë të aftë, gjë që dhe unë mund ta konfirmoj pasi kam diskutuar me disa kolegë nga ana shqiptare që ishin nervozë sepse kishin frikë mos nuk ishin në nivelin e duhur për të qenë diplomat në këtë lloj angazhimi. Është një angazhim i madh sepse kordinon shumë shtete, por nga cfarë kam dëgjuar detyra është kryer në mënyrë fantastike, sic dhe Shqipëria ka treguar veten në arenën globale, sepse kështu e bën veten të dukshëm. Unë mendoj që kjo ishte dicka shumë e mirë dhe një angazhim i rëndësishëm e i kryer mirë nga Shqipëria.
Si i keni formatuar aktivitetet diplomatike dhe cila ka qenë konkretisht ecuria e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri Suedi gjatë kësaj periudhe?
Kam disa gjëra që do doja të thoja: e para është që ishte një vit më të vërtetë i veçantë, dhe për surprizë në pritem 2 ministra, nga të cilët, vetëm ministrja e jashtme erdhi dy herë, dicka që është e pazakonshme. Është ëndrra e çdo ambasadori për të pasur vizita nga njerëz më tituj të lartë në vendin tënd. Dhe unë isha me fat, Shqipëria ishte me fat, ne kishim dy ministra dhe dy vizita të rëndësishme, sepse përgatitjet dhe vizita vetë na afron më shumë. Gjithashtu do të doja të përmendja drejtimin e OSBE sepse Suedia është në marrje të kryesisë dhe Shqipëria në lënien e saj dhe kemi bashkëpunuar nga afër, me kryeministrin tuaj dhe ministrin tonë të jashtëm që kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për të zgjidhur problemet dhe së bashku për shembull, vendosem të ofronim një nismë në Bjellorusi për shkak të protestave, një situatë ku Shqipëria bashkë më Suedinë, ofruan ndihmë. Sigurisht duke që kjo bëri shtetet tona të afrohen shumë. Gjithashtu do të doja të përmendja një gjë të tretë. Ne kemi një zhvillim të pasur të përbashkët. Kjo ka të bëjë me takimet e njerëzve dhe institucioneve, sepse Suedia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sic kemi bërë për shumë vite dhe unë jam krenare që nuk mbeshtesim vetëm me fjalë, por vendosim para në forma konkrete si p.sh. ekspertë. Dhe këto gjëra forcojnë marrëdhënien tonë, pasi ne kemi kolegë që punojnë në agjensinë e statistikave, ministrinë e financave, në shoqerinë civile. Flasim për barazinë gjinore duke punuar në krah të njëri-tjetrit, kolegë suedezë dhe shqiptarë dhe kjo është gjithashtu diplomaci.
Shqipëria është në një proces intensiv për të arritur datën e Konferencës së parë ndërqeveritare. Si e shihni ju këtë hap?
Une e kam ndjekur sigurisht si cdokush tjeter, sidomos si vend anëtar i BE-së, zhvillimin e Shqipërisë dhe ju keni avancuar shumë në disa aspekte. Shteti i së drejtës që duhet të arrihet, është diçka e vështire. Reforma në drejtesi është e vështirë dhe mendoj që të gjithë duhet të kuptojnë që është një detyrë jo e thjeshtë. Shqipëria po punon fort dhe tani po presim për Gjykaten kushtetuese të jete e aftë të funksionojë. Si Suedia ashtu dhe shtetet të tjera shpresojmë që Shqipëria të finalizoje detyrimet për Gjykaten Kushtetuese dhe në momentin që të jetë plotësuar, atëhere do të shohim konferencen nderqeveritare. Të gjithe shtetet po e presim kete gjë dhe suedia si shtet do e mirëpriste këtë hap. Une mendoj por s’jam e sigurte, megjithatë mendoj se presidenca e radhes që do të jetë Portugalia, do ta organizojë këtë konferencë.
Ne vetë po asistojmë procesin nëpërmjet një avokatie të nivelit të lartë nëpërmjet ekspertizës të saj, por ned kemi zgjedhur dhe drejtësinë për të miturit dhe kjo është për të bërë të sigurte që forca e ligjit dhe sistemi i drejtesise të përfshije dhe të rinjtë. Duhet punuar në mënyrë tjetër me të rinjtë dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi, me Suedinë që po asiston dhe më ndihmën e policisë suedeze. Ne e kemi bërë këtë për disa vite kështu që është një shkëmbim metodash, njohurish, sistemesh dhe është dicka shumë konkrete.
Çfarë është ajo që ju ka surprizuar më tepër në pikëpamje të përgjithshme nga Shqipëria?
Për të përmendur disa gjëra që më kanë surprizuar në Shqipëri, gjithashtu impresionuar: Suedia po punon për qëndrueshmerine dhe mjedisin, ku po fokusohet në ndryshimet klimaterike pasi është një pjese e rëndësishme edhe për anëtarësimin në BE. Keshtu që cfarë më ka mahnitur është që ju keni një ndërgjegjësim për agrikulturë, agroturizëm, bioturizëm dhe ushqimin sipas mjedisit si dhe atë të gatuarit ngadalë. Kjo është një gjë shumë e zhvilluar që më ka surprizuar, referuar edhe standarteve të BE-së. Dicka që nuk është shumë e zhvilluar është industria e modës. Shqipëria është e interesuar për modën e fundit, por industria e saj është një ndotës i madh i mjedisit. Unë mendoj që të gjithë ne duhet ta rimendojmë se cfarë të blejmë, si po përdorim mjedisin. Industria e modës është një nga problemet më të medha për mjedisin dhe Shqipëria duhet të behet më e ndergjegjshme, por për këtë mund të punojmë bashkë. Dicka tjetër është hapja dhe toleranca e shqiptarëve. Kjo gjendet kudo në vend, ju jeni shumë të hapur jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të huajve dhe mendoj që ky është një potencial i madh. Të qenurit kurioz dhe i hapur është një virtyt i rëndësishem. Më këtë mendoj që Shqipëria është një perlë. Gjithashtu dicka tjetër surprizuese është vëmendja dhe hapësira e madhe që i jepni diplomateve të huaj si unë. Unë mendoj që është e bukur që ju i kushtoni kaq shumë vëmendje mendimit të një diplomati. Nga njëra anë Shqipëria ka qenë gjithmonë e rrethuar nga shtete të tjera në mes të Europës. Ju jeni të varur ashtu si Suedia, jemi të gjithe të ndërlidhur dhe historia dhe e ardhmja juaj është e lidhur me shtete rreth jush. Por disa here mbetem e befasuar sesa vëmendje i kushtoni ambasadorëve për komentet që ata bëjnë për situatën në vend. Kjo ndoshta po krijon një justifikim me efekt të mirë duke thënë që ambasadorët na thanë kështu për BE e kështu që le ta bëjmë. Por gjithashtu dhe me efekt negativ dhe ndoshta është një paragjykim për të vendosur fajin tek ambasadorët. Takova një person të ri, shumë interesant, i cili më tha se çdo herë që vjen një ambasador i ri jeni plot pritmëri, se cfarë do të realizojë ai dhe kur ai largohet pa lënë asgjë mbrapa, ne jemi të mërzitur, shtoi ai. Keshtu po mendoja që nuk ka shumë shtete me pritmëri kaq të larta për ambasadorët që do të bëjnë magji në vendin tuaj, dhe kjo është interesante.
Me lejo të kthehem te Bashkimi Eeuropian. Nëse mendoj për zhvillimin e Shqipërisë, do të kishte dy gjëra që do doja të bëja të ditura: njera është që ka shumë punë për t‘u bërë në aspektin e mjedisit dhe flas për këtë me një kuptim të rëndësishëm. Të gjithë janë të fokusuar te reforma në drejtësi, që është shumë e rëndësishme, por mjedisi është e ardhmja jonë. Suedia po e mbeshtet, dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme. Por është një gjë që më ka befasuar përtej kësaj, që janë mbetjet. Shqipëria është një nga shtetet më të bukura në Europe. Ju keni kaq bukuri këtu, që unë nuk kam parë në asnjë vend tjetër. Ju keni malet, keni detërat, keni liqenet. Por jam e surprizuar që kur shëtis shoh plehra, mbetje plastike, ushqimore. Për mua është një shok dhe surprizë negative. Si mund t’ia bësh këtë vendit tënd? Ndoshta kjo është befasia më negative, sepse e bën vendin e bukur jo aq të bukur. Une dua të ndihmoj dhe Suedia po ndihmon duke mbeshtetur një menaxhim plehrash, se si të kujdesesh për plehrat dhe kjo ndodh për dy arsye: për Bashkimin Europian dhe për turizmin. Dua të përmend dhe dicka tjetër që Shqipëria po punon gjithashtu mirë për BE, dhe ajo është linjëzimi me politikën europiane. Shqipëria është shteti i vetëm jashtë kufijve perëndimore që ka linjëzim të politikës së jashtme me BE-në 100%. Kjo është dicka për të qenë krenar. Dhe më të vertete është një gjë shumë e mirë dhe shumë e pëlqyer nga anëtarët e Bashkimit europian.
Faleminderit juve! Festa të gëzuara!
(RTSH)