Futbollisti Shqiptar Protagonist Në Greqi, Shënon Në Përmbysjen E Skuadrës Tij
Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren e Smirnis ndaj Pas Janina.
Andoni shënoi golin e barazimit për Smirnis në minutën e 41’, duke i hapur kështu rrugën e përmbysjes skuadrës së tij, e cila në fund fitoi 3-1.
29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dhe duke i dhënë kështu barazimin skuadrës së tij në pjesën e parë. Ky është goli i katërt për Andonin këtë sezon me skuadrën e Smirnis në kampionatin grek.
I lindur në Athinë, Andoni aktivizohet në futbollin grek nga viti 2009.
Me origjinë nga Dukati i Vlorës, Andoni prej vitit 2016 luan për Lamian por edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, 27 vjeçari ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit të Larisës. Skuadra greke ka regjistruar dy fitore në shtëpi përballë Asteras Tripolis dhe Apollon Smyrnis.(DiasporaShqiptare)