• January 24, 2021
0 Comments

Washington Post siguron telefonatën e Trump ku kërcënon sekretarin e shtetit të Georgias

“Ne i kemi fituar këto zgjedhje në Georgia. Njerëzit e Georgias janë të mërzitur dhe këto rezultate duhen rinumëruar të hënën në mbrëmje.

Nuk ka asnjë mënyrë që ta kem humbur Georgian. S`ka asnjë mënyrë. Ne fituam me qindra, mijëra vota.
Ndërkaq sekretari i shtetit, Raffensperger i përgjigjet nga ana tjetër: “Epo të dhënat tuaja duhet të jenë të gabuara, zoti President”.

Telefonata prej një ore ka pasur brenda saj edhe kërcënime. Trump ka paralajmëruar sekretarin e shtetit, Brad Raffensperger se do të ketë pasoja ligjore për të dhe stafin e tij.

Presioni i vazhdueshëm: “Më thuaj Brad, çfarë do të bëjmë?”, i Trump ndaj Raffensperger vihet re përgjatë telefonatës që mund ta dëgjoni këtu.

Trump e sulmoi vazhdimisht edhe në Twitter rezultatin e Georgias duke i akuzuar për numërim të gabuar të votave.