” ÇDO POPULL MERITON, QEVERINË QË VOTON ”

Kështu do e nisja këtë shkrim teksa në morinë e postimeve të statuseve, të fotove, të videove në rrjete sociale ndeshem jo vetëm unë, por cdo kush prej nesh, në këto ditë të ndërrimit të, sidomos në prag fushatash. Nëqoftëse do të dish se si punon, si qeveris një drejtor, një ministër, një parti, pyet kundërshtarin e tij, sepse ai të jep informacione se çfarë ha, çfarë pi, çfarë vesh, çfarë marke përdor, sa dashshshshamirës ka, ku I ka, ku shkon, pra një mori informacionesh të tilla.
Dhe për bashkinë Patos , kryetaren e saj Rajmonda Balilaj dhe deputeten e PS për këtë zonë elektorale Antoneta Dhima përveçse qytetarëve të kësaj bashkie, flasin edhe kundërshtarët politikë, duke nxjerr në pah mangësitë e punës tyre, pasi vetë ato dhe stafet e tyre nuk u del koha për ti mbuluar gjërat sad he si duhet.

Tre mandate qeveris bashkinë Patos dhe patosarakët Rajmonda Balilaj, dy mandate deputete e kësaj zone Antoneta Dhima. Skuadra të tëra që meren me propogandën e tyre për “punët e mira, investinmet e kryera, bamirësitë si deputete, si kryebashkiake e të tjera, e të tjera” që me vrull revolucionar dhe nën udhëheqjen e organizatës bazë të partisë dhe të udhëheqsit të dashur e të shtrenjtë Edi Rama po I qëndrojnë sup më sup si malet banorëve duke u zgjidhur problemet, duke u dhënë nga një pako dy mijë lekshe të hanë dy javë e të shullëhen e të fërkojnë barkun 46 javët e tjera të vitit.

Patosi u ndërtua si qytet në shërbim të naftës dhe patosarakët për të punuar në naftë. Drejtuesit e naftës u futën nga një shkelm by…ve e I nxorën në rrugë të madhe me pseudoreformat, reforma për ta si puntorë, se për zyrtarët e administratës nga Tirana që sia kanë haberin naftës nuk ka, ata vijojnë punën ashtu si djem , vajza, nuse, dhëndurrë, familjarë, zyrtarë e deputetë të PS.
Firmat private punojnë shfrytëzojnë resurset nëntoksore të zonës por kush dreqin e di nëse paguajnë taksën rentaminerare apo jo. Sa paguajnë? Ku I paguajnë? Si I paguajnë? Por thuhet që investojnë për komunitetin , por sa dhe si, asgjë nuk bëhet trasparente.
Luks në veshje, luks në makina, luks në portofolet me euro të fëmijëve të tyre por që naftëtarët qajnë hallin me cigaren e dredhur, se as për kafe turke nuk kanë lekë.

Qëndra e qytetit e rregulluar, e stolisur ndërkohë që pas pallateve plehrat kundërmojnë, rrugë në periferi të qytetit pa shtruar, 30 vjet tranzicion dhe Patosi nuk ka një treg fruta perimesh e ku shitësit ende shesin rrugëve në shi e të frohtë në dimër dhe pluhur e vapë në verë. Fshatra pa rrugë që lidhen me Patosin, kur taksat I paguajnë kokërr më kokërr e shërbimin nuk e marrin. Që të shkosh në Drenie duhet të shkosh në Ballshi, sepse nuk ka buxhet bashkia, nuk ka projek për rrugë. E çfarë të shkruaj më tepër.

E duam dhe e respektojmë elektoratin por vetëm për festa, për tu dhënë nga një pako me miell, oris e makarina e për tu thënë se duam votën. Po ku janë ndihmat për banorët me probleme ekonomike e sociale? Pse nuk ndihmoen sistematikisht? Pse nuk ka programe studimi e zhvillimi? Pse nuk gjenden forma e mënyra që të punësohen , ta nxjerrin vet rrogën e tyre mos ta marrin “qyl” ndihmën e shtetit. Po zyrtarët e shkencëtarët e bashkisë shkojnë e gjuajnë biznese, tu zhvasin sa mundin të mbushin dhomat dhe zyrat, ti ndajnë në ditë festash.

Pseudo zyrtarërt e “kristaltë” kujtojnë se nuk flasin atje ku ata zhvasin, por jo, gabohen. Ata flasin por dhe u kanë mbajtur prova se një ditë fleta kthehet nga e kuqe, në mavi dhe në blu, allishverishet janë shkuar si kokrrat në tespie, nuk humbin rrugës, nuk bien.
E kanë llogaritur elektoratin si dele, por nëse elektorati e quan veten dele le të durojë zgjedhën, himet, krundet e pushtetit e tu japi votën për ti pasur përsëri mbi kokë jo një mandat të tretë por të katër e të pestë , sepse në fund të fundit çdo popull meriton qeverinë që voton.

Gazetar: Xhemil Beharaj