Baleti Kombëtar i Kosovës në kopertinën e revistës amerikane të arteve
Baleti Kombëtar i Kosovës ka zënë vend në kopertinën e revistës amerikane të arteve në New York, “Revista 1212”.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Baletit të Kosovës në Facebook.
“Është një nder shumë i madh për Baletin Kombëtar të Kosovës që të paraqitet në kopertinën e revistës amerikane të arteve në New York – Revista 1212. Faleminderit “1212digital” dhe Lee Bradshaë për mbështetjen e ëndrrave tona”, thuhet ndër të tjera në postim.