• January 22, 2021
0 Comments

Aktori i madh Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen, Veliaj e uron: Jetë të gjatë i dashur, të duam shumë!

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen ikonës së teatrit dhe të kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i uron Ndrenikës jetë të gjatë. “Jetë të gjatë i dashur Robert Ndrenika. ! Të duam shumë!”, shkruan Veliaj.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 Janar 1942. Ka qenë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. (BalkanWeb)