• January 24, 2021
0 Comments

“Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”, Meta vlerëson librin e imamit Abdishahi: Porosi e çmuar për brezat e rinj!

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në promovimin e librit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi, “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se siç e sqaron autori, kjo vepër është krijuar mbi motivin patriotik të Hafiz Ibrahim Dalliut: “Ne shqiptarët, prej çfarëdo lloj feje qofshim, jemi të tanë vëllezën gjaku dhe vëllazën vatani”.

E pranova me kënaqësi ftesën e imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi, për të marrë pjesë sot në promovimin e librit të tij, “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”.

Siç sqaron autori, kjo vepër është krijuar mbi motivin patriotik të Hafiz Ibrahim Dalliut: “Ne shqiptarët, prej çfarëdo lloj feje qofshim, jemi të tanë vëllezën gjaku dhe vëllazën vatani”.

Libri është një kontribut i vyer për evidentimin e patriotizmit të të gjithë klerikëve myslimanë shqiptarë, Haxhi Vehbi Dibra, Hoxhë Hasan Vogli, Hoxhë Kadri Prishtina, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Sabri Koçi e shumë të tjerë, të cilët mbi gjithçka vunë Atdheun, si gjënë më të shenjtë, duke u lënë brezave një porosi tepër të çmuar.

Ky libër është një manual për kontributin e vyer të udhëheqësve tanë të ndritur fetarë, të cilët e paguan me gjak dhe sakrifica të jashtëzakonshme çmimin e lirisë dhe demokratizimit të vendit, që dhe kur u gjendën para togave të pushkatimit e në qelitë e errëta, thanë: “Rroftë Shqipëria!”.

Vepra e Gëzim Abdishahit është një homazh dhe vlerësim i merituar i kontributit të elitave tona të çmuara fetare e shoqërore, që Atdheun e vendosën mbi gjithçka dhe besimin e kishin po aq të shenjtë sa Shqipërinë tonë të dashur. 🇦🇱 (BalkanWeb)